Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 23 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 262 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 13 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 9 pranime të pacientëve dhe 1 pacient në Klinikën për Sëmundje I nfektive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 88 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 92 pacientë, në Kozle 5, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 1 pacientë.
Gjithsej 262 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.
Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 340 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.
Comments are closed for this post.