Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 157 shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 41 për parkim të parregullt.
Comments are closed for this post.