Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.616 teste të kryera janë regjistruar 908 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 732 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 145.909 raste, prej të cilëve 121.439 janë shëruar, kurse 4.388 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.082 raste aktive me virusin korona.
Comments are closed for this post.