Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, konstatoi se Kuvendi është barrikaduar dhe siç tha, i kushtëzuar në vendimet, ka ndërprerë seancën dhe kërkoi karantinë për Kuvendin, pasi ka pasur deputetë të infektuar.

“Të nderuar qytetarë, Kuvendi dukshëm i barrikaduar në vendimet është i kushtëzuar për mënyrën e punës, ndërsa dukshëm nëse shkojnë kështu numrat me infektimin, nesër kemi kryesi të Kuvendit, me siguri do të jetë temë njëra nga pikat dhe çështjet për karantinë për Kuvendin, duhet të shpallim karantinë për Kuvendin, ndërsa ka të infektuar, këtu e ndërpres punën, për vazhdim të seancës do të informohen në mënyrë shtesë tha Xhaferi dhe e mbylli seancën.

Paraprakisht atmosfera në Kuvend ishte e tensionuar pasi nuk mund të sigurohej kuorum. Xhaferi sonte ka mbajtur monolog në seancë, dukshëm i nevrikosur që nuk ka kuorum për punë. Deputetët e VMRO – DPMNE-së kanë pritur para sallës dhe kërkuan nga ai që ta ndërpresë seancës e 32-të dhe të fillojë seancën e 36-të, në të cilën në rend dite janë ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike.

Kjo ishte e papranueshme për Xhaferin, i cili vlerëson se deputetët nuk guxojnë të parashtrojnë ultimatume të tilla dhe të zgjedhin në cilën seancë të marrin pjesë, por janë të obliguar të marrin pjesë në seancat.

Pas largimit të deputetëve të VMRO – DPMNE-së, Xhaferi filloi të lexojë cilët deputetë janë nënshkruar se janë prezent. Deputetët e opozitës më pas kanë hyrë në sallë, por pasi Xhaferi vërtetoi se ka kuorum për punë, ato përsëri kanë lëshuar sallën.

“Problemi është në ato 101 deputetë të cilët janë nënshkruar se janë këtu dhe nuk marrin pjesë. Janë të obliguar të marrin pjesë kur vendoset, ndërsa e drejta e tyre është se si do të deklarohet apo nëse do të deklarohen. Do të kërkojnë harxhime për rrugë nesër, ndërsa qytetarët duhet të vlerësojnë nëse kanë ardhur për seancë apo vetëm për harxhimet e rrugës”, tha Xhaferi.

Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski më pas tha se tre deputetë nga shumica janë pozitiv me korona virus dhe u ka kërkuar falje qytetarëve që nuk mund t’i sjellin ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Ai ka akuuar se opozita vazhdon të bllokojë punën e Kuvendit, duke shtuar se ajo vazhdon të punojë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të vet.

“Opozita dëshironte të pengonte pagesën e subvencioneve për bujqit, pagesën e shtesave për fëmijë dhe arsim, rritje e pagave të mjekëve, pagesën për kompensimin mujor për punëtorët e falimentuar, duke ditur se këto pagesa nuk mund të kryhet me pagesa në kohë”, tha ai.