Ministria e Punëve të Brendshme reagoi në lidhje me brifingun e sotëm për media të kreut të OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski, i cili tha se mijëra persona ndodhen në Listën Zgjedhore me dy numra amë. Sipas MPB-së, problemi me numrat amë ka nisur në vitin 1981.
Nga MPB thonë se pas zbulimit të gabimit, menjëherë është vepruar në heqjen e këtyre numrave amë dhe kjo procedurë zgjat për një periudhë të gjatë dhe pjesa më e madhe janë hequr.
“Ky fenomen ka nisur në vitin 1981 kur në RMV është vendosur përcaktimi elektronik dhe evidentimi i numrave amë. Procedura për heqjen e numrave amë zgjat për një periudhë të gjatë dhe vazhdon, ndërsa pjesa më e madhe e numrave amë tashmë është anuluar. Deklarata se në RMV ka 20 mijë numra amë të dyfishtë është e pabazuar dhe e paargumentuar”, thuhet në reagim.
Comments are closed for this post.