Sot vazhdoi vaksinimi i mësimdhënësve të shkollave të fillore nga klasa e parë deri në klasën e tretë.
Siç është e ditur, vaksinimi zhvillohet në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, ndërsa MASH u bën thirrje mësimdhënësve që të paraqiten për vaksinim.
“Vaksinimi i mësuesve filloi nga dita e djeshme dhe vazhdon. Bëhet fjalë për vaksinim me etapa nga ku punonjësit shëndetësorë caktojnë terminet për vaksinim për mësuesit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje mësimdhënësve që të paraqiten për vaksinim me qëllim që më lehtë të luftohet coronavirusi”, thonë nga MASH.
Ndryshe, në gjithë shtetin ka gjithsej 57 nxënës të infektuar dhe 130 të tjerë të cilët ndjekim mësimin me prani fizike.
“Procesi i vaksinimi bashkërisht me respektimin e masave, momentalisht është e vetmja mënyrë për ta zvogëluar bartjen e virusit”, thonë nga MASH.
Comments are closed for this post.