Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) nuk ka parashikuar masa kufizuese shtesë. Varianti britanik i virusit korona që prek shumë edhe fëmijët për momentin nuk ka nxitur as mbylljen e këndeve të lojërave për fëmijë. Ndonëse në të gjithë vendin aktualisht janë më shumë se 900 raste aktive të infektimit te fëmijët.

Komisioni për sëmundje ngjitëse ka konstatuar se për momentin nuk ka nevojë për masa të reja bazuar në pasqyrën epidemiologjike. ALSAT drejtoi pyetje deri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nëse do të propozojë deri te KSI që të mbyllen këndet e lojërave për fëmijë si masë për parandalimin e përhapjes së rasteve me Kovid-19, por nga kjo ministri thanë se janë nuk kanë kompetenca në këtë drejtim.