Regjim i ndryshuar i trafikut është paralajmëruar për sot nga ora 13.30 në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, “Kërste Misirkov” dhe bulevardi “Goce Dellçev”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se regjimi i posaçëm i qarkullimit është për shkak të protestës së paralajmëruar me fillim në orën 13.30 për rastin “Monstra”, ndërsa do të fillojë nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria dërgon apel deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor.
Comments are closed for this post.