“Derisa të krijohen kushtet për imunizim masiv të popullatës, qytetarët duhet të vazhdojnë me sjellje të ndërgjegjshme dhe të respektojnë masat parandaluese për mbrojtjen kundër virusit”.

Këtë e tha presidenti, Stevo Pendarovski, në seancën e rregullt të Shtabit të Koordinimit të Përgjithshëm të Krizave, në të cilën u diskutua gjendja në vend e shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Nga kabineti i presidentit thonë se ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente informuan për aktivitetet aktuale, masat e marra dhe efektet e zbatimit të tyre.

“Presidenti Pendarovski theksoi që të gjitha institucionet kompetente duhet të vazhdojnë me përkushtim maksimal dhe monitorim të koordinuar të situatës epidemiologjike dhe nëse ka nevojë të merren parasysh mundësitë për plotësimin e masave”, thuhet në njoftim.