Banorët e komunave të Butelit dhe Çairit protestuan kundër ndërtimit të një ndërtese shumëkatëshe e cila, sipas tyre, do ta pengojë jetesën normale në lagje. Sipas planit, ndërtesa duhet të ndërtohet në tokë që i përket komunës së Butelit, por banorët e Çairit ndjehen të revoltuar sepse ndodhet në kufirin midis komunave. Banorët thonë se do të mbledhin nënshkrime për ta parandaluar ndërtimin e ndërtesës.
Kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski thotë se kjo është tokë që ka qenë private për më shumë se dhjetë vjet, dhe për ndërtimin e ndërtesës ata tashmë kanë pasur debat publik, ku një pjesë e vogël e banorëve janë ankuar, por se i kanë tejkaluar problemet.
Ideja fillestare e pronarit të tokës ka qenë të ndërtojë objekt njëmbëdhjetëkatësh, komuna e Butelit ka lejuar ndërtimin e shtatë kateve, por qyteti i Shkupit e ka reduktuar në pesë.
Comments are closed for this post.