Ndërkohë që një publik i tërë, ishin të bindur se Olsa Muhameti dhe Tea Rexhepi tani kanë raporte shumë të acaruara, po na del të jetë e kundërta, njofton Insajderi.
Bearti dhe Tea po rikthehen në studion e emisionit, këtë të diel të ftuar si çift, dhe lajmin e konfirmoi vetë Olsa Muhameti me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Sakaq, nuk dihet se a do të jetë një paraqitje e shkurtër, apo ata dy kanë zënë vendin e opinionistëve.
Kjo ka trazuar rrjetin, duke shkaktuar goxha polemika, pas akuzave që palët hodhën ndaj njëri-tjetrit. Mes tyre është edhe Meridian Ramçaj, i cili ka qenë shpesh në rolin e opinionistit në “Për’puthen Prime”. Nëpërmjet disa statuseve në Instastory ai shkruan:
“Pështy-lëpi, lëpi-pështy, pështy-lëpi, lëpi-pështy. Të djelë të mbarë”.
Kjo ftesë së pari, dhe së dyti çifti që pranuan, tingëllon shumë e çuditshme marrë parasysh se si e gjithë ngjarja rrodhi.
Dalja e Tea Trifonit si çift me Andi Shehun dhe bërja publike e lidhjes së saj me Beart Rexhepin, është skandali më i bujshëm i “Për’puthen”, jehona e së cilit nuk është zbehur edhe pas shumë javësh, njofton Insajderi.
Fill pa bërjes publike të lidhjes, Tea dhe Andi – të cilët pranuan se lidhja e tyre ishte farsë – filluan të hidhnin akuza mbi produksionin, me pretendimet se ishin ata që i kishin detyruar të “përputheshin”. Ndër të tjerash u përmendën edhe kontratata të frikshme të cilat u mohuan nga produksioni.
Gjithashtu u mohua edhe fakti se produksioni ishte në dijeni të lidhjes së Teas me Beartin, por kjo e fundit publikoi një video që dëshmonte të kundërtën.
Në një lojë “ma hidh, ta hodha”, publiku ka mbetur i dyzuar se anën e kujt të mbajë. Në shkurt, në një intervistë të Olsa Muhametit në “Pardon my french” në Top Channel, ajo foli për herë të parë në lidhje me skandalin e para disa javëve.
Autorja e programit u shpreh se në fund të fundit është gjë e mirë që Tea dhe Bearti u bashkuan gjatë formatit, meqenëse ky është edhe misioni i tij. Sa i përket videos ku Tea e akuzon atë se kishte dalë nga emisioni me Andin nën detyrim, Olsa thotë se ndihet keq dhe e tronditur nga këto të pavërteta. Më tej pohon se kishte disa indikacione që Tea dhe Bearti ishin miq por jo edhe në një marrëdhënie.
Tutje, autorja e programit thotë se ka disa fakte si video që nuk i publikoi se nuk deshi të dëmtojë akoma më shumë imazhin e Teas dhe të të tjerëve të përfshirë, por me kohën do zbulohej gjithcka. Sipas saj, ata thjesht deshën të gjenin një fajtor për të dalë mirë në sytë e publikut.
Ndërkohë, asnjë nga ish-konkurrentët e përfshirë në skandalin trekëndësh, nuk kanë reaguar pas intervistës së autores së programit.
Comments are closed for this post.