Një video është bërë “hit” në Internet ku pretagoniste kryesore është Angela Merkel. Gjatë një seance parlamentare, Merkeli kishte harruar maskën në foltoren e Kuvendit dhe pasi e kishte kuptuar është ngritur nga karrigia me nxitim për ta marrë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkeli foli para Bundestagut, duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVIDIT-19 në Gjermani.

“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm”, tha kancelarja, më 11 shkurt.

Pasi mori maskën, kancelarja u rikthye sërish në vendin e saj, por videoja është bërë virale.