Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar gjithsejtë 12 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 249 persona të dyshuar dhe të vërtetuar me Kovid-19 po kurohen në repartet efektive në kryeqendër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në orët e fundit në Klinikat interne ka pasur 7 pranime. Në spitalin “8 Shtatori”, 5 pranime dhe asnjë pacientë në Klinikën Infektive gjatë natës së kaluar. Gjatë 24 orëve të fundi në shtëpi janë lëshuar 6 pacientë të shëruar.
Comments are closed for this post.