Kreu i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski ka lëshuar akuza në drejtim të pushtetit, në lidhje me menaxhimin e gjendjes së pandemisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai mungesën e vaksinave e cilëson si paaftësi të madhe të pushtetit.
“Mungesa e vaksinave është provë e paaftësisë së madhe të një sistemi të tërë. Njeriu lodhet nga injoranca dhe paaftësia e tyre. Në vend të justifikimeve, duhet të shkruajnë dorëheqjet. Nuk ka fund që nuk kanë tejkaluar”, shkruan Mickoski.
Ndryshe, reagimet e opozitës vijnë pas informacioneve për shtyrjen e pranim-dorëzimit të 8000 vaksinave kundër Covid-19, që janë pjesë e donacionit të Serbisë për Maqedoninë e Veriut, realizimi i të cilave ishte paralajmëruar për ditën e sotme.
Comments are closed for this post.