Një lindje dramatike ka ndodhur natën e 1 shkurtit ku ekipi shëndetësor ka sjellur një djalë të shëndoshë.
Mjeku Vasko Dulleski dhe infermierja Semra Bajramovska sqarojnë për përvojën e tyre që ndodhi në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në afërsi të Liqenit të Glloboçicës.
“Morëm thirrje nga policia e Dibrës se një grua shtatzënë nga fshati Qendër Zhipë vjen drejt spitalit të Strugës me automjet privat, ndërsa gruaja kishte dhimbje të mëdha. Nuk pritëm asnjë minutë, nisëm menjëherë dhe e njoftuam Repartin e Gjinekologjisë. Automjetin me gruan që po nxjerte foshnjën e hasëm në Glloboçicë. Kur e morëm gruan, lindja tashmë kishte nisur”, sqaron Semra.
Mjeku Duleski ka vlerësuar se nuk mund të arrijnë në spital dhe ka nisur vet që të bëj lindjen me ndihmën e linjës telefonike infermieren nga Reparti Akusherik.
“Nuk jam gjinekolog, por duhej të reagojmë në mënyrë mos jetë vonë. Foshnja nisi të dalë dhe e dinim se është rrezik dhe nuk mund të pritet. Lindjen e bënë në automjet, me udhëzime nga infermierja në akusheri”, sqaron Duleski.
Pas lindjes, foshnja ka qenë e shëndoshë dhe në fund kanë dëgjuar të qamen e parë.
“E ëma e foshnjës dhe foshnja janë të shëndoshë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo na bën të lumtur. Kemi pasur shumë raste interesante, por një të tillë jo. Gruaja është e moshës 22 vjeçare”, thotë mjeku.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë thekson se kanë pasur edhe thirrje të tjera të ngjashme, por një përvojë të tillë nuk kanë pasur për shkak se nuk janë ngjarje që ndodhin për çdo ditë.
Comments are closed for this post.