Prej dy ditësh Atdhe Xharavina ka munguar nga emisioni ku po merr pjesë dhe kjo mungesë e tij është vënë re edhe nga publiku jashtë që duket se janë shqetësuar për të.
Ditën e djeshme Atdhe vendosi t’i qetësonte të gjithë duke treguar arsyen e mungesës së tij.
Nëpërmjet një InstaStory Atdheu ka sqaruar se kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin (mesa duket edhe me ndjenjat) dhe premton se do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.
Atdheu i falenderon të gjjithë ata që u interesuan për mugesën e tij duke thënë se ishte vetë ai që e kërkoi këtë shkëputje.
Të dashur miq! Faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha.
Comments are closed for this post.