Një atentat ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras ku mbeti i plagosur rëndë 65-vjeçari Myslim Lika.
Mësohet se Lika ka marrë tre plumba në trup, dy në krah dhe një në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Abcnews.al mëson se Myslim Lika është babai i Ilir Likës, i cili është arrstuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
NJOFTIMI I POLICISË
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Comments are closed for this post.