Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në homazh të 4 viktimave të 21 janarit ku ka deklaruar se ata do të nderohen me titullin “Dëshmorë të Atdheut”.
“Në këtë 10 vjetor qeveria ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit”.-u shpreh kryeministri.
“Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10 vjecar në përpjekjen për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore:
Nga njëra anë, në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestë.Nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.
21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të të 4 dëshmorëve e përtej plagës së madhe që hapi në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë.
Të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si një mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë në përpjekje të kalimit nga një regjim totalitar n ë një shtet funksional mbi bazën e lirive e të drejtave të njeriut.
Nëse e shohim në aspektin e parë besoj se sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje të madhe përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve.
Humbja e jetës të të cilëve vuri një vijë të kuqe e qartësisht të lexueshme për të gjithë, duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar.”-ka thënë ai.
Comments are closed for this post.