Edhe pse thuhet se vaksinat të cilat janë konfirmuar deri më tani funksionojnë dhe për mutacionet e Covidit, ky virus nuk po ndalon së na surprizuari.  Kanë dalë në botë 4 lloje të tjera të cilat janë:

B.1.1.7

I shpërndarë në 60 vende të botës, në krye të listës për studiuesit në SHBA është varianti B.1.1.7, parë për herë të parë në Britani. Qendrat e SH.B.A-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan javën e shkuar se ky virus mund të përkeqësojë përhapjen e pandemisë.

B.1.351

Përgjegjës për infektimin e 23 shteteve, lloji në fjalë u gjet në Afrikën e Jugut. B.1.351 ose 501Y.V2, ka një model tjetër të mutacioneve, që shkakton më shumë ndryshime fizike në strukturën e proteinave të pikës, sesa B.1.1.7. Një mutacion i rëndësishëm, i quajtur E484K, duket se ndikon në fushën e lidhjes së receptorëve – pjesë e rëndësishme për t’u bashkangjitur në qeliza.

P.1 dhe P.2

Dy variante shqetësuese janë parë edhe në Brazil. Njëri, i quajtur P.1., është gjetur në 42% të ekzemplarëve në një sondazh të bërë në qytetin Brazilian të Manaus.

L425R

Një devijim i Covid-it fillestar është hasur edhe në Kaliforni.  Ende nuk dihet rreth tij nëse është apo jo më infektues së varianti më i vjetër apo llojet e reja.