Pasdite do të kemi reshje dëbore, ndërsa gjatë mbrëmjes reshjet do të përhapen në shumë rajone të vendit. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë më tepër reshje dëbore ndërsa në zonat jugore pritet të ketë reshje shiu, njoftojnë nga DPHM.
Sipas Institutit Hidrometeorologjike, pasdite do të ketë reshje të dëborës në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në orët e mbrëmjes reshje pritet të ketë edhe kryeqytet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 8 gradë Celsius.
Nga dita e nesërme në vend do të mbizotërojë mot kryesisht i thatë dhe shumë i ftohtë, i cili do të vazhdojë gjatë fundjavave dhe në fillim të javës së ardhshme, kur temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero.
Comments are closed for this post.