Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se do të jetë i gatshëm që të jetë ndër të parët në vend që do të vaksinohej me vaksinën kundër COVID-19, por pa shkelur protokollet.
Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Top tema” në TV Telma.
“Nëse do të jetë e rëndësishme për të gjithë që të jap shembullin, unë do të jem i pari, pa dashur që të shkelë protokollet, apo të tejkalojë mjekët, pensionistët apo të sëmurët me sëmundje kronike. Megjithatë, sigurisht do të jem ndër të parët që do ta pranoj vaksinën, për të përcjell porosi se ajo është e shëndetshme dhe e sigurt”, theksoi Zaev.
Sipas tij, sa më shpejt që të vaksinohet popullata, aq më shpejt jeta do ti kthehej normalitetit.
Zaev paralajmëroi se mund të sigurohen 200 mijë vaksina nga Kina dhe që këtë muaj mund të ndodhë kjo. (INA)
Comments are closed for this post.