Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tryezat e Maqedonisë më së shumti konsumohet buka, por po ashtu hahen edhe patatet, mishi i pulës, djathi, qumështi . Te pijet më së shumti konsumohen pijet e gazuara dhe birra.

Të dhënat e fundit të ESHS-së tregojnë se një amvisëri në Maqedoninë e Veriut mesatarisht harxhon 255.1 kilogramë bukë, mishi i pulës 35.9 kilogramë, 14.3 kilogramë stek pule, 16.1 kilogramë mish viçi, 11,8 mish qengj dhe 29 kilogramë mish derri.

Prodhimet e qumështit po ashtu kanë qenë në tryezat e amvisërive të Maqedonisë, ndërsa qumësht për një vjet një amvisëri konsumon 141 litra, jogurt 44.2 litra, kos 17.6, djathë 26.7 kilogramë, gjizë 11.4 dhe kaçkavall 10.4 kilogramë.

Një amvisëri në Maqedoni në vjet konsumon 724 vezë, shpenzon 6.3 kilogramë margarinë, 1.2 kilogramë puter, 17.3 kilogramë kripë dhe 57.1 vaj për ushqim.

Mollët dhe shalqiri si prodhime vendore janë konsumuar më së shumti, ndërsa këtu të pranishme janë edhe pemët jugore. Mollët mesatarisht është konsumuar 44.7 kilogramë, shalqiri 49.4 kilogramë, banane 31.6 kilogramë, portokalla 27.78 kilogramë, rrush 13.8 kilogramë, pjeshka 13.1, kumbulla 4.5, kajsi 5.1 dhe limona nëntë kilogramë.

Sheqeri një amvisëri ka harxhuar 40.1 kilogramë, ndërsa ëmbëlsirat më të përdorura janë çokollata me 3.9 kilogramë, llokumi 1 kilogram, karamele 1.8 kilogramë, 2.6 kilogramë mjaltë dhe akullore 3.1 kilogramë.

Qytetarët e Maqedonisë mesatarisht konsumojnë 9.3 kilogramë kafe, kakao 0.6 kilogramë, ndërsa çaj në amvisëri pihet 1.9 litra. Për cigare një amvisëri shpenzon 128 paketa në vjet.

Prej pijeve, më së shumti përdoren piijet e gazit. Në vjet mesatarisht një amvisëri shpenzon 90.2 litra lëngje, lëngje pemë 22.9 litra dhe lëngje natyrale prej peme 3.9 litra.

Prej pijeve alkoolike, rakia konsumohet 2.1 litër në amvisëri, vena 5.6 litra ndërsa më së shumti është konsumuar birra 43.4 litra./