Kompania farmaceutike kineze Sinopharm ka njoftuar se vaksina e saj është 70 për qind efektive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) dhe kërkon miratimin e shitjes nga autoritetet, transmeton Anadolu.
Kjo vaksinë është miratuar nga Grupi Kombëtar Bioteknologjik i Kinës (CNBG), një filial i kompanisë SinoPharm me pronësi shtetërore.
Instituti i Produkteve Biologjike i Pekinit njoftoi se vaksina ka një efikasitet prej 79,34 për qind dhe shkalla e konvertimit pozitiv në antitrupa është rreth 99 për qind.
Instituti shtoi se rezultatet e përkohshme të testeve klinike të ‘fazës së tretë’ të vaksinës, të cilat janë zhvilluar në disa vende, treguan se “vaksina mund të shkaktojë antitrupa të koronavirusit me titër të lartë pas dy injeksioneve”.
Më herët këtë muaj, Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan zyrtarisht vaksinën eksperimentale të kompanisë Sinopharm, duke theksuar se ajo ka 86 për qind efektivitet.
Kina ka gjithsej gjashtë kandidatë për vaksinën, të gjitha në fazën e fundit të testeve, përfshirë atë të prodhuar nga kompania Sinopharm dhe Sinovac, të cilat këtë verë u miratuan për përdorim emergjent në vend.
Comments are closed for this post.