Me propozim të Ministrisë së Financave, në seancën e sotme, Qeveria përcaktoi tekstin e Projektligjit për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik.

Sipas Qeverisë, qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë një kornizë për një sistem modern, të përshtatshëm dhe efektiv të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, i cili përfshin menaxhimin dhe kontrollin financiar, auditimin e brendshëm dhe koordinimin dhe harmonizimin qendror, si dhe forcimin e kontrollit të brendshëm financiar duke krijuar një sistem të ri të përgjegjshmërisë menaxheriale.

Projektligji do të zbatohet nga të gjitha entitetet e sektorit publik, duke përfshirë të gjitha personat juridikë të krijuar ng shteti ose komunat drejtpërdrejt ose indirekt dhe ndërmarrjet publike dhe kompanitë tregtare që janë në pronësi të shumicës nga qeveria qendrore ose Qyteti i Shkupit ose më shumë njësi të pushteti vendor.