Një i ri theu heshtjen dhe rrëfyeu historinë e tij për abuzimin e pretenduar seksual nga një mësuese në shkollën e mesme.
Ryan Crue tha se asokohe ai ishte 16 vjeç, ndërsa ajo 28. Sipas tij, mësuesja e tij e spanjishtes, Kate Boozer bëri seks me të më shumë se 100 herë.
Ai tregoi se ajo i mbulonte dritaret e klasës me letër të zezë në mënyrë që të mos shikoheshin dhe zbuloheshin.
Sipas të riut, abuzimi seksual nisi në vitin 2014. Ai tha se Boozer i dha dhurata dhe bëri seks me të në klasë. Ryan Crue shtoi se mësuesja e telefononte në orët e natës. Kate Boozer u largua nga shkolla.
Comments are closed for this post.