Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pritet të vazhdojë debati për propozim buxhetin plotësues për vitin 2021. Kjo është dita e dytë. debati i seancës plenare zgjatë më së shumti pesë ditë pune, pas çka do të votohet për propozimin.

Propozim buxheti plotësues, sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, është real dhe në të janë alokuar mjete atje ku do të japin efekt dhe rezultate më të mira.