Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi realizoi takim pune me homologen e tij nga Republika e Kosovës, zëvendëskryeministren Albulena Balaj Halimaj, informon GAZETA.MK
Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë konferencës për shtyp tha se me kolegen e tij Balaj-Halimaj kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare midis dy vendeve tona që do të mbahet me 25 janar të vitit të ardhshëm.
“Diskutuam për propozim marrëveshjet të cilat i kanë propozuar ministritë e dy qeverive tona dhe janë të shumta në numër dhe të cilat gjithsesi se duhet të presin dhe dakordim final midis grupeve teknike dhe atyre politike që në mënyrë solemne me 25 janar të vitit të ardhshëm të nënshkruhen nga ministrat dhe të solemnizohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive tona që do të mbahet në Shkup”, deklaroi Grubi.
https://fb.watch/2pTOEfW7x-/
Comments are closed for this post.