Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se masat aktuale të cilat janë në fuqi po funksionojnë mirë, por për shkak të festave të fund-vitit tha se janë të nevojshme masa shtesë, siç është orari i objekteve hotelierike me qëllim që të mos vije deri tek përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike, raporton Alsat.
“Edhe kjo pako e masave që tani është në fuqi është pako e masave që është sjellë në koordinim me të gjithë të tanguarit, të gjithë ata që pasojnë nga këto masa. Edhe tani jemi të gatshëm të bisedojmë. Por qëllimi është që të parandalojmë grumbullimin më të madh në objektet hotelierike. Kjo kur kihet parasysh se po afrohen festat e fund vitit. Ne kemi masa që tani për tani mirë po funksionojnë. Edhe këto masa po japin rezultat, por kemi frikë për shkak të festave që të mos përkeqësohet gjendja epidemiologjike, nuk mund të lirohemi”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe tha se rreziku kryesorë nga Covid-19 është grupimi i njerëzve dhe se në këtë pjesë do të duhet që edhe vetë qytetarët të tregohen të ndërgjegjshëm.
“Intervenojmë me ndalesa, aty ku ligji na lejon, ndërsa me rekomandime aty ku ligji nuk na lejon. Ne provuam që me ligj të ndalojmë edhe grupimet dhe festat nëpër shtëpi, por doli që me ligj kjo është kundër Kushtetutës. Cila është baza e masave, ndalimi i grupimit të njerëzve”, tha mes tjerash FIlipçe.
Në lidhje me: Zaev dhe Filipçe do të deklarohen për gjendja me Covid-19 dhe masat eventuale
Ndryshe, pasdite ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev pritet të deklarohen pas mbledhjes së Qeverisë për gjendjen aktuale me Covid-19 si dhe për shtimin eventual të masave restriktive.
Comments are closed for this post.