Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se hyrja në Haraçinë është vetëm një pjesë e aksionit policor.
“Ishte një aksion i mirë dhe i madh që dëshmoi se kemi zero tolerancë ndaj këtyre aktiviteteve. Hetimi po zgjerohet. Nuk do të dëshiroja të japim detaje shtesë, ka shumë informacione, shumë indicie që do ta rrumbullaksojnë deri në fund procesin”, tha Spasovski.
Sipas tij është e rëndësishme që momentalisht hetohen kriminelët dhe ka përfshirje të personave të tjerë.
“hetimi do t’i tregojë të gjitha aspektet. Kjo është vetëm një pjesë e aksionit”, tha Spasovski.
Ndryshe MPB njoftoi se në Haraçinë nga dy tonët e vjedhura në Josifovë në Haraçinë ka gjetur vetëm 230 kilogramë
Comments are closed for this post.