Prokuroria themelore publike, në mënyrë skandaloze e ka hedhur poshtë padinë e ngritur të Televizionit “Telma” të cilës i janë bashkëngjitur të gjitha mediat tjera kombëtare, për shkeljen e të drejtave autoriale dhe të krijimtarisë. Sipas avokatit Sasho Dukovski, prokuroria për 21 muaj ka heshtur ndaj padisë që “Telma” e ka ngritur ndaj “Telekomit të Maqedonisë”, e më pas e ka hedhur poshtë pa bërë hetime përkatëse ndaj padisë së ngritur ku theksohet qartë se si TV TELMA-s i janë shkelur të drejtat autoriale, gjatë transmetimit të ndeshjes së boksit për të cilin televizioni në fjalë i ka paguar të drejtat autoriale. Avokatit Dukoski shpjegon se Prokuroria padinë e ka hedhur poshtë duke u bazuar në tre shkresa të një kompanie të panjohur IN NET MEDIA 2016, e cila shfaqet se ka të drejta autoriale për ri imitim.
“Aspak nuk e thirr ta dëgjojë personin e autorizuar nëse me të vërtetë është pronar i të drejtës për ri imitim, në çfarë mase është pronar, për çfarë është regjistruar ajo kompani, ndoshta ajo kompani është regjistruar për transport, por i beson një shkrese prej disa rreshtave, pa nxjerrë as gjendjen aktuale, asgjë nuk nxjerr si dëshmi, nuk dëgjon askënd, por thotë nuk ka ndonjë qëllim tek operatori kabllor “Telekomi i Maqedonisë” për pirateri dhe shkelje të drejtave autoriale dhe të krijimtarisë pasi ata nuk kanë mundur ta dinë’ deklaro Sasho Dukovski, avokat.
Ai shton operatori kabllor me vetëdije i ka shkelur të drejtat autoriale pasi në transmetimin drejtpërdrejtë të ndeshjes së boksit në ora pesë të mëngjesit programi tek operatori kabllor ka qenë i mjegulluar, ndërsa në ora 13.30 është lëshuar ritransmetimi. Avokati Dikoski thotë se do të bëjnë ankesë në Prokurorinë e lartë publike, ndërsa këtë skandal të padisë do ta paraqesin tek të gjitha institucionet e huaja në vend.
“Me siguri do të dorëzojmë ankesë, ndërsa gjatë ditës do të njoftohen të gjitha ambasadat e huaja, posaçërisht ambasada e BE-së në RM, e cila në çdo takim zyrtar ose jozyrtar thotë se nj nga vlerat themelore për të hyrë në BE është sundimi i së drejtës. Ja si sundon drejtësia në këtë shtet, ku kemi monopol i cili mund të transmetojë kur të dëshirojë çka të dëshirojë dhe të mbulohet nga ana e prokurorisë’ pohoi Sasho Dukovski, avokat
TV TELMA në Shkurt të vitit 2019 e ka dorëzuar padinë penale për shkeljen e të drejtave autoriale të bëra nga operatorë kabllor, i cili ka transmetuar ndeshjen e boksit për të cilën TV TELMA kishte paguar shuma të mëdha të të drejtave autoriale. Asociacioni maqedonas i mediave për një kohë të gjatë lufton kundër piraterisë dhe mbrojtjen e të drejtave autoriale nga operatorët kabllor.
Comments are closed for this post.