YouTube tha se do të fillojë të shfaqë reklama edhe në video të tjera të cilat nuk janë pjesë e programit YouTube Partner pa u paguar asnjë qindarkë në këmbim.
Kompania aktualisht ndan të ardhurat nga krijuesit të cilët janë pjesë e skemës së partneritetit ku shfaq reklama përpara fillimit apo në mes të videos.
Por YouTube do të fillojë të vendosë reklama në disa video nga kanale të cilat nuk janë pjesë e skemës. Ndryshimet në termat e shërbimit do të thotë se YouTube nuk do të ndajë të ardhurat me këtë kategori.
Gjithashtu do të thotë se shikuesit do të shohin akoma më shumë reklama në uebsajt. YouTuber Partner është një program tek i cili duhet të aplikon dhe vetëm për kanalet me mbi 1,000 abonentë dhe 4,000 orë shikime gjatë një viti.
YouTube konfirmoi se kanalet jashtë programit nuk do të marrin të ardhura nga reklamimi por që kanë mundësi të aplikojnë. /PCWorld Albanian
Comments are closed for this post.