Kur flitet për buxhetin e vitit 2021 por edhe për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 sipas Ministrit të Financave, Fatmir Besimi flasim për një vit atipik, flasim për një vit të jashtëzakonshëm ku kemi krizën më të madhe historike në këtë periudhë, ndaj edhe buxheti sipas tij reflekton pikërisht këtë situatë.
Ministri Besimi në kuadër te emisionit “Magazina Ekonomike”, nënvizoi se buxheti i këtij viti ka tre qëllime, qëllimin shëndetësorë, rimëkëmbjen ekonomike dhe funksionimin e i institucioneve të shtetit, sundimi i ligjit dhe obligimet euroatlantike.
“Viti 2021 do të karakterizohet me pasojat e krizës nga Kovid-19, dhe atë janë dy skenarë, skenari bazë në të cilin ne bazohemi dhe ajo që për momentin dominon ndërkombatarisht dhe institucionet ndërkombëtare financiare që deri në tremujorin e parë do të jetë Kovidi dhe pastaj do të ketë një stabilizim në aspektin shëndetësorë që do të reflektoj edhe në ekonominë vendore. Mirëpo parashikimet janë shumë të brishta dhe në këtë fazë askush nuk mundet me siguri të lartë ta thotë këtë”, tha Besimi.
Besimi gjithashtu njoftoi se qytetarët që do të marrin ndihmë në vlerë prej 6 mijë denarëve nga Qeveria, do të mund të njëjtat t’i shfrytëzojnë vetëm për produkte vendore. Ndërkohë që kanë afat deri më 25 dhjetor të këtij viti t’i harxhojnë këto mjete.
“Me këtë masë qëllimi kryesor ishte që të ndihmohen kategoritë më të ndjeshme, gjegjësisht ato të prekura nga Kovid, dhe këtu bëjnë pjesë ato që kërkojnë punë në mënyrë pasive në agjencinë për punë, pastaj janë pensionistët me pensione deri në 15 mijë denarë, janë përfaqësuesit e kulturës, studentët të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në masën paraprake, gjithashtu qytetarët nga mosha 16 deri në 29 vjeç që bëjnë pjesë tek kjo kategori sipas kritereve që parasheh ligji, si dhe familjet të cilat rruajnë fëmijë jetimë, do të thotë këto janë kategoritë që përfshihen në këtë ligj”, deklaroi Fatmir Besimi.
Comments are closed for this post.