Policia e Gostivarit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar dy persona nga Shkupi të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gostivarit.
MPB njofton se rreth orës 18:10 policia ka privuar nga liria A.H.(47) dhe A.Sh.(46) nga Shkupi, pas raportimeve se të njëjtën ditë kanë kryer grabitje në disa objekte tregtare në Gostivar.
Gjatë arrestimit policia ka konfiskuar gjësende që janë raportuar të vjedhura.
Dy të arrestuarit dyshohen edhe për vjedhje të tjera në rajonin e Gostivarit.
Comments are closed for this post.