Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.
Nga kjo parti thonë se derisa Zoran Zaev shëtitet në Evropë për çmime, në Maqedoni u regjistruan 40 viktima nga coronavirusi.
“Venko Filipçe që punon vetëm në PR e tij, është operuar nga përgjegjësia. Filipçe për një ditë ka varrosur 40 qytetarë. Filipçes njerëzit i vdesin rrugës për në spital, në korridoret e spitaleve, nuk ka terapi, ndërsa ka edhe që marrin kredi për të shkuar në spitale private”, thonë nga OBRM-PDUKM-së.
Kjo parti sërish kërkon dorëheqjen e Venko Filipçes nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Comments are closed for this post.