Të dhënat e fundit nga kompania amerikane Moderna tregojnë që vaksina e tyre kundër Covid-19 është 95 për qind efektive.
Nga kompania Moderna thonë se “sot është një ditë e madhe” , dhe se planifikojnë që javëve në vazhdim të aplikojnë për leje për përdorim të vakcinës.
Kompania ka realizuar testimin e vaksinës tek 30,000 njerëz në SH.B.A.
Kompania thotë se vaksina ofron mbrojtje prej 94.5%.
“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna.
Ende nuk dihet se sa zgjatë imuniteti nga vaksina, pasi vullnetarët do të duhet të kontrollohen për një periudhë më të gjatë.
Gjithashtu nuk ka të dhëna në lidhje me atë se sa funksionale është vaksina tek grupmoshat më të vjetra, të cilët janë në rrezik më të madh nga Covid-19.
Megjithatë, Zaks i tha BBC se të dhënat e tyre deri më tani sugjerojnë se vaksina “nuk duket se e humbet fuqinë e saj me kalimin e kohës”.
Nuk dihet nëse vaksina frenon edhe përhapjen e virusit, apo thjesht ndalon vetëm simptomat e rënda tek njerëzit.
Lodhje të vogla, dhimbje koke u raportuan pas injeksionit tek disa pacientë.
“Këto janë efektet që ne presim nga një vaksinë që funksionon dhe nxit përgjigje të mirë imunitare”, tha Prof Peter Openshaw, nga Imperial College London.
Nga kjo kompani thonë se tashmë po planifikojnë të aplikojnë për aprovim fillimisht në SHBA, ku mendohet se tashmë janë gati 20 milion doza.
Kompania shpreson të ketë deri në vitin e ardhshëm të ketë gati një miliard doza për vendet në mbarë botën.
Comments are closed for this post.