“Çështjet për historinë dhe gjuhën të vendosura nga Bullgaria duhet të shqyrtohen nga historianët dhe gjuhëtarët, me pikëpamje që hedhin dritë mbi të vërtetën objektive të pranuar nga të gjithë, por ato assesi nuk mund të jenë burim i bllokimit të nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në”.

Këtë për AIM e ka thënë eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer. Ai thotë se politika zyrtare e Sofjes ndaj Shkupi mund të jetë nën ndikimin e Moskës.

Sipas tij, për momentin për zgjidhjen e këtij problemi nuk duhet të pritet shumë ndihmë nga Washingtoni.

“Ndoshta pasi presidenti (i zgjedhur) Joe Biden ta merr funksionin dhe kur të nis punët, por për momentin Washingtoni mendon për punë tjera”, tha Serwer.

Ai shtoi se ajo që Brukseli dhe Washingtoni duhet të bëjnë është t’i thonë Bullgarisë ta ulë nervozën./