Ministrat për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot online do ta mbajnë Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin duhet të miratohet korniza për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Është e qartë që në mbledhjen e sotme Bullgaria do ta bllokojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, për shkak të mospajtimeve dypalëshe, ndërsa nga ana e Gjermanisë akoma bëhen përpjekje për tejkalimin e dallimeve.
Diplomatët në Bruksel janë të vetëdijshëm se Sofja nuk e ka për qëllim të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe të pajtohet me Maqedoninë e Veriut.
Pritet të shihet se si do të pozicionohen vendet tjera anëtare të BE-së në lidhje me Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, sot do të diskutohet edhe për kornizën buxhetore të BE-së, si dhe për masat ekonomike.
Comments are closed for this post.