Klinika e Hematologjisë në Shkup mori mbështetje financiare në lartësi prej 800.000 dollarë nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e realizuar përmes ambasadës së SHBA-së në RMV.
Këto mjete kanë për qëllim shtimin e kapaciteteve për hospitalizim të pacientëve me sëmundje hematologjike në këtë klinikë.
Gjatë ditës së nesërme, ambasadorja Kate Marie Byrnes bashkërisht me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe do ta vizitojnë klinikën.
“Me këtë investim përfundon procesi i rindërtimit të hapësirave në klinikën e hematologjisë në Shkup, që nisi në vitin 2017”, thonë nga kjo klinikë.
Comments are closed for this post.