Përmes trajnimeve online, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon t′i forcojë psikologët në shkollat fillore të cilët përveç se janë të rëndësishëm në sigurimin e një procesi edukativo-arsimor cilësor, janë edhe shtyllë në ruajtjen e shëndetit mendor të nxënësve. Prandaj për atë qëllim sot u organizua uebinar me temë: “Këshilla dhe praktika të mira nga puna e psikologëve në shkollat fillore” ku u diskutua për promovimin dhe parandalimin e shëndetit mendor në shkolla në kushte pandemie.
“E rëndësishme është që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të përforcohet puna e shërbimit profesional në shkolla e cila është shtyllë e procesit të planifikimit organizimit dhe zbatimit të procesit edukativo-arsimor. Vetëm me shërbime profesionale cilësore mund të sigurojmë arsim cilësor dhe për këtë do të punojmë vazhdimisht në përforcimin tyre. Psikologët dhe bashkëpunëtorët tjerë profesional janë të rëndësishëm për ne në procesin arsimor dhe ruajtjen e shëndetit mendor të nxënësve, jo vetëm gjatë pandemisë, por gjatë tërë procesit edukativ” theksoi Carovska.
Në uebinar gjithashtu u diskutua edhe për mënyrën e organizimit dhe punën e shërbimeve profesionale të shkollave në kushte të jashtëzakonshme , kur një pjesë e procesit arsimor zhvillohet online dhe një pjesë me praninë fizike të nxënësve në shkolla, ku folën pedagogë me përvojë, psikologë dhe edukatorë specialë.
Trajnimi online u organizua nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF.
Comments are closed for this post.