Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV21 deklaroi se nesër në Qeveri do të parashtrohet propozimi për mbylljen e kafeneve dhe objekteve hotelerike në orën 21:00.

Ky propozim është diskutuar edhe në Shtabin e Krizës nga ku është pranuar.

Kjo masë vjen për shkak të rritjes së numri të rasteve me COVID-19. Ditëve të fundit Maqedonia e Veriut shënoi rekord me mbi 1.000 raste në ditë, kurse rastet pritet të rriten ditëve në vijim.

Masa që kafenetë të punojnë deri në orën 21:00 vjen pas masave të miratuara për mbajtjen e maskës në hapësira të hapura dhe vetëm 4 persona të mos të jenë prezent në tavolinë në kafene