Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë, Andrea Silvestri, në shtetin tonë.
Ministri Osmani duke i dëshiruar mision të suksesshëm Ambasadorit të ri italian, shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe bindje se me përvojën diplomatike dhe angazhimin personal, Ambasadori do të japë kontribut të rëndësishëm në thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore në mes dy shteteve. Si rrjedhojë, ministri Osmani nënvizoi se mbështetja e vazhdueshme principiele e Romës zyrtare për perspektivën e rajonit dhe bashkëpunimi tradicional në shumë fusha, paraqet bazë në lidhjet në mes vete.
“Mbështetja parimore e Italisë do të kontribuojë që Maqedonia e Veriut ta realizojë hapin e rëndësishëm të radhës në rrugën e saj evropiane, që ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare dhe formalisht të fillojë bisedimet deri në fund të vitit”, tha Osmani.
Ambasadori Silvestri tregoi gatishmëri që të vazhdojë ndërtimin e marrëdhënieve të afërta nëpërmes forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
“Italia do të vazhdojë zëshëm dhe aktivisht të përkrahë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane, duke dhënë porosinë se vendi i tij mbetet ithtar i fortë për anëtarësim të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha ambasadori i ri.
Ai aprovoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e standardeve evropiane dhe përpikmërinë e fortë dhe vendimtare të Qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave, të domosdoshme për përshpejtimin e eurointegrimit të vendit, të cilën ai pret që të valorizohet shumë shpejtë me mbajtjen e Konferencën ndërqeveritare.
Të dy bashkëbiseduesit, shkëmbyen mendime edhe për çështje tjera aktuale, për gjendjen në rajon dhe në plan ndërkombëtar.
Comments are closed for this post.