Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pasditen e sotme në Detin Egje duket se ka lënë dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit.
Siç shihet në videon e mëposhtme, disa ndërtesa janë shembur, ndërsa dyshohet se ka persona nën rrënoja.
Sipas prefektit të Izmirit, ende nuk ka informacione për viktima, ndërsa shtoi se është ngritur grupi për menaxhimin e krizave.
Bëhet fjalën për zonën Alsancak, ndërsa forca e tërmetit llogaritet nga 6.6 në 6.9 i shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera të Turqisë Aydın, Muğla, Manisa, Denizli, Çanakkale, Bursa, İstanbul, Uşak, Kütahya, Bursa, Yalova, Tekirdağ dhe Edirne, por edhe në Greqi.
Në lidhje me: Një tërmet prej 6.6 ballë godet Greqinë
Comments are closed for this post.