Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, thotë se gjendja me coronavirusin në çerdhje është nën kontroll dhe se respektohen protokollet e punës.
Ajo deklaroi se numri i madh i të izoluarve ka të bëjë me atë se vetëm një kujdestar apo edukator pozitiv, i çon në izolim të paktën 15 fëmijë dhe kolegun e tij të punës nga i njëjti grup.
Shahpaska informoi se për momentin në izolim janë 482 fëmijë dhe 77 të punësuar.
“Numri i përgjithshëm i fëmijëve pozitivë prej 9 shtator deri dje është 26 dhe 92 të punësuar në kopshte, të cilët nuk janë vetëm kujdestarë dhe edukatorë, or edhe kopshtarë, kuzhinierë, pastrues dhe personel tjetër”, tha Shahpaska.
Comments are closed for this post.