Kemi seancë të Shtabit të Krizës dhe ende nuk kemi rekomandime të reja që do të thoshin masa më radikale. Por asgjë nuk përjashtohet”, tha për “Utrinski Brifing” ministri i MPB-së Oliver Spasovski.
Duke folur për rritjen e kontrolleve të policisë në rrugët e qytetit, Spasovski tha se MPB vazhdon aktivitetet për të sanksionuar shkelësit e rregullave të komunikacionit.
“Kontrolle bëhen në të gjithë territorin e vendit. Po trajtohen komuna të caktuara në bazë të planit të përgatitur më herët, me qëllim që të pakësohet kaosi që është i pranishëm në komunikacion. Kontrollet do të vazhdojnë edhe mëtej”, tha Spasovski.
Ai tha se janë konstatuar mbi 14.000 shkelje në këtë periudhë.
“Vazhdojnë aktivitetet në fushën për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Mesatarisht kemi nga 1.000 të gjobitur në baza ditore për mbajtjen e maskës mbrojtëse, gjegjësisht për mbrojtje personale”, tha Spasovski.
Comments are closed for this post.