Pas një pauze prej një viti, si shkak i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, sot do të duhet të mbahet mbledhja e përbashkët e komisionit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për të përmbushur marrëveshjen e vitit 2018 për fqinjësi të mirë.
Temat e komisionit sot do të jenë problemet faktike historike mes dy vendeve. Gjithashtu, do të flitet edhe për librat e klasës së shtatë në Maqedoni dhe heqja e pjesëve problematike për shtetin bullgar.
Për këtë takim, nga ekipi negociator i dy shteteve për të treguar detaje sot pas takimit, Dragji Gjorgiev dhe Angel Dimitrov do të dalin në konferencë shtypi për tu përgjigjur në pyetje gazetarësh.
Comments are closed for this post.