Me rastin e 21 Shtatorit – Ditës Botërore kushtuar sëmundjes Alzheimer, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thotë se në tre vitet e fundit në vendin tonë është bërë përparim i rëndësishëm në diagnostikimin e çmendurisë.
Nga MSH thonë se për këtë qëllim, është hartuar një protokoll i veçantë, i cili përfshin teste të zgjeruara neuropsikologjike, teste laboratorike për të përjashtuar çmendurinë e kthyeshme, metodat e imazhit dhe, më e rëndësishmja, përcaktimin e biomarkerëve për sëmundjen e Alzheimerit.
“Protokolli është hartuar me punë ekipore dhe ekspertizë multidisiplinare nga disa institucione përkatëse, duke përfshirë: Klinikën Universitare të Neurologjisë, Klinikën e Psikiatrisë, Laboratorin gjenetik në ASHAM dhe Institutin e Mjekësisë Bërthamore të sëmundjes Alzheimer dhe çmendurisë Fronto-temporale, dhe nga ky muaj Instituti i Imunologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore ku përcaktohen biomarkuesit për sëmundjen Alzheimer në lëngun cerebrospinal”.
“Kjo metodë diagnostike mundëson diagnostikimin e saktë dhe të hershëm të sëmundjes Alzheimer, e cila është e nevojshme për diagnostikimin e saktë në të gjithë personat me dyshim të hershëm, nën moshën 65 vjeç”, thonë nga MSH.
Më tej ata shtojnë se diagnostifikimi i saktë dhe me kohë i sëmundjes Alzheimer është i nevojshëm në fazat e hershme të sëmundjes, në mënyrë që të fillohet trajtimi i duhur dhe të merren vendime për kujdesin e mëtejshëm.
Në Maqedoninë e Veriut me Alzheimer aktualisht jetojnë rreth 20,000 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i personave me të gjitha llojet e Alzheimerit arrin deri në 40,000.
Ndërsa në botë ka rreth 50 milion njerëz me këtë sëmundje, kurse deri në vitin 2050 ky numër pritet të trefishohet në 152 milion.
Sëmundja e Alzheimerit njihet edhe si epidemia e shekullit 21, duke pasur parasysh se është lloji më i shpeshtë i çmendurisë.
Comments are closed for this post.