Përfundimi i projektit për gazifikimin e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair është një start fantastik i Qeverisë së re. Kështu u shpreh në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi gjatë përurimit dhe lëshimit në funksion të këtij projekti të realizuar.
“Jam i lumtur që jam sot këtu pasi që ky përurim sot është një start fantastik i Qeverisë së re, po japim kontribut për një jetë më cilësore atje ku në fakt nis jeta, kështu që urime për të gjithë ju për projektin e realizuar dhe në veçanti në lagjen time Çair, përgëzojë Komunën e Çairit, falënderoj kontributin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe gjithë atyre që kontribuuan për këtë”, deklaroi Grubi.
Comments are closed for this post.