Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë, gjatë vizitës në spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair, me rastin e përfundimit të projektit për gazifikimin e institucionit, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se është shqetësuese që kohët të fundit kemi rritje të pacientëve që humbin jetën nga Covid-19 në Maqedoni.

“Fatkeqësisht, rreth pesë pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit, informacion sapo e mora tani. Bëhet fjalë për sëmundje në formë të rëndë klinike. Gjithçka po bëhet për të gjithë, dhe disa nga të rinjtë që vdiqën më herët ishin në gjendje të rëndë që zvogëlojnë mundësinë e mbijetesës. Tani jemi duke analizuar pse kemi tetë vdekje në ditë. Ne nuk duam të kemi spitale të mbushura me njerëz. Analiza do të përfundojë të hënën dhe ne do të themi cila është arsyeja për këtë”, tha Filipçe në Çair.

Ai deklaroi se kjo është kështu për shkak se kudo që ka raste pozitive, rezulton se masat nuk respektohen shumë dhe se vetëm duke iu përmbajtur masave ne mund të dalim nga kriza.