Mundësinë për të dalë në pension në moshën 59 vjeçare për burrat dhe 57 për gratë nuk do të mund ta përdorin të gjithë punonjësit që do të duan ti blejnë pesë vitet e tyre deri në pension. Këtë prioritet për pensionim të parakohshëm do ta kenë vetëm kategori të caktuara të qytetarëve, ose të punësuarve në profesione për të cilat do të vendosë qeveria.

“Mendojmë se jemi një shtet social. Të drejtat e punëtorëve, stazhi i punës së punëtorëve, duke pasur parasysh strukturën e ekonomisë sonë, peshën në ndërtimtarisë, bujqësisë, tekstilit, aktivitetet kryesore në vendin tonë, janë arsyet për të folur për uljen e moshës së daljes në pension- deklaroi Zoran Zaev – kryeministër.

Sindikatat kërkojnë nga Qeveria që gratë me stazh 35 vjeçar dhe burrat me stazh 40 vjeçar, pavarësisht nga mosha e tyre, të mund të dalin në pension. Nuk është e drejtë që punëtori i tekstilit dhe punonjësi administrativ të dalin në pension në të njëjtat kushte, thotë kreu i LSM-së.

“Кërkojmë: pension të parakohshëm sipas moshës, kërkojmë vendosjen e të drejtës së punëtorëve për pension të parakohshëm i cili do të ushtrohej sipas kushteve të moshës, 57 vjet për gratë dhe 59 vjet për burrat ,me stazh minimal prej 15 viteve siç thotë ligji. Shfrytëzuesit e pensionit të parakohshme mund të jenë persona që punojnë, por nuk mund të vazhdojnë të punojnë për arsye të caktuara, siç janë arsyet shëndetësore, falimentimi ose likuidim i ndërmarrjes- deklaroi Darko Dimovski- kryetar i LSM-së.

Sipas qeverisë, reformat pensionale kanë për qëllim krijimin e vendeve të lira të punës, para se gjithash në administratë e posaçërisht në arsim. Por, do të ketë gjithashtu mundësi për punësim në ekonomi. Për momentin, ka 327 mijë pensionistë në vend dhe sipas buxhetit të parashikuar, pak më shumë se një miliard euro do të ndahen nga buxheti i pensionit të shtetit këtë vit. Qeveria pretendon se buxheti i Fondit pensional- invalidor është i qëndrueshëm dhe reformat do të zbatohen pa problem, por disa vite kemi marrë kritika nga institucionet financiare ndërkombëtare, FMN-ja dhe Banka Botërore për situatën në Fond dhe rregullisht sugjerojnë ngritjen e moshës së pensionit në vend./Alsat/