Nga të gjitha vendet që përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA=s[, Kina ka programin më të madh dhe luan rolin më aktiv në të, deklaroi këshilltari i Sigurisë kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brajan.
“Ne e dimë se kinezët luajnë rolin më aktiv”, tha O’Brajan në një konferencë.
Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia ka zhvilluar një fushatë kibernetike për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2016 në favor të republikanit Donald Tramp dhe ka pasur raporte që hakerët mund të përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Moska ka mohuar çdo përfshirje në zgjedhjet e vitit 2016.
“Ne ua kemi bërë shumë të qartë kinezëve, rusëve, iranianëve dhe të tjerëve që nuk janë liruar se askush … që përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e SHBA-së do të duhet të përballet me pasoja të tmerrshme”, tha O’Brajan, i cili theksoi në gusht se SHBA-ja kishte zbuluar se hakerët kinezë po sulmonin infrastrukturën zgjedhore të SHBA.
Kina vazhdimisht ka mohuar akuzat nga qeveria amerikane për hakimin e kompanive amerikane, politikanëve ose agjencive qeveritare.
Comments are closed for this post.